Momente paniku në ndeshjen e Serie A, mes Torino-s dhe Bologna-s. Në minutën e 35-të, mbrojtësi i Torino-s, Sebastian Walukiewicz, u rrëzua në fushë, pa asnjë kontakt.

Frika ishte e madhe tek të gjithë, ndërsa ndërhyrja e stafeve mjekësore ishte e menjëhershme. Polaku u largua nga fusha në minutën e 35-të me barelë, për tu transportuar me urgjencë në spital.

Mjekët kanë bërë të ditur se futbollisti për fatin e mirë është i vetëdijshëm, ndërsa është sqaruar se rënia në fushë ka qenë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Walukiewicz thuhet se kishte pasur një gjendje gripale në ditët e fundit dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar probleme gjatë ndeshjes. /tvklan.al