Dy prioritetet kryesore të koalicionit të ri qeveritar në Maqedoni, janë zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë dhe anëtarësimi në NATO, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”, kreui i BDI-se, Ali Ahmeti.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit është “një nga prioritetet më të mëdha
“, tha Ahmeti.
“Ne jemi fqinjë dhe e ardhmja jonë e përbashkët është Bashkimi Evropian. Greqia duhet të jetë bartësi i pishtarit që do të na çojë edhe në BE”, tha
ai, duke shtuar se vendi mund të bashkohet me NATO-n me akronimin FYROM, përpara se bisedimet të rifillojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.
“Duhet ndërmarre një hap ne mënyrë që gjerat të fillojnë te lëvizin”, tha ai. “Ne duhet te marrim parasysh zhvillimet gjeopolitike dhe te punojmë më shumë për pranimin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo do të na sjellë dobi të gjithëve”
, shtoi Ahmeti.
Ahmeti tha se vendi i tij nuk kishte synime territoriale ndaj Greqisë. “Dua të them se Shkupi nuk ka ndonjë kërkesë territoriale kundër Greqisë dhe dua të siguroj Athinën se Greqia nuk do të përballet me asnjë kërcenim nga fqinji i saj verior”, mbylli intervistën Ali Ahmeti.
Tv Klan