Federata do të krijojë ekipe që do të marrin pjesë në kampionate
Një akademi për elementët e perspektivës në volejboll. Federata do të nisë aplikimin e këtij projekti, që do të afrojë talentet që kanë mundësi të pakta aktivizimi në ekipin e tyre edhe për shkak të moshës.
“Kemi parë që ka shumë elementë të rinj, të cilët qëndrojnë nëpër ekipe duke mos pasur mundësi të luajnë. Do të krijojmë akademinë e volejbollit që do të quhet Club Albania. Do të ketë trajnerët më të mirë dhe do të nisë pikërisht me grupmoshat”.
Plani është që të ndërtohen ekipe që do të marrë pjesë në kampionatet që nga moshat me qëllim që lojtarët të krijojnë përvojë ashtu siç aplikohet në Itali. Financimi do të arrihet falë sponsorëve. Shqipëria për të shtuar nivelin te moshat do të organizojë edhe finalet e Europianit të 17-vjeçarëve vitin e ardhshëm.
“Kemi marrë të drejtën e organizimit të finaleve U17 për meshkuj. Si organizator do të kemi ekipin e kualifikuar”.
Shqipëria pritet që vitin e ardhshëm të marrë pjesë edhe me kombëtaret e tjera përfshi moshat në aktivitetet kontinentalë.
Tv Klan