Nata e dytë e spektaklit Akademia e Yjeve ka sjellë në skenë interpretime dinjitozë në fushën e këngës dhe të baletit nga të rinj shqiptarë. Ka ndryshuar tërësisht top lista e më të votuarve duke ngjitur në krye të listës Desianën.
Gjatë spektaklit janë zhvilluar 4 sfida me 10 pjesëmarrës. Nga të cilat votat e fituesve i kanë takuar skuadrës së kuqe me katër vota përkundër blusë, që ka fituar vetëm 1. Skuadra fituese ka kandiduar Erjolën, e cila edhe pse mori mbrojtjen e pedagogëve nuk i ka shpëtuar dot eliminimit falë klasifikimit të fundit në top listë.
“Unë jam shuam e lumtur që përjetova këtë eksperiencë, prapë se prapë nuk jam e kënaqur që arrita deri këtu, doja më tepër.”
Historia e dhimbshme e Neritanit, nxënësit që në moshën 7 vjeçare ka pësuar një aksident duke rrezikuar verbërinë dhe kalvari i shërimit të tij që e kanë detyruar të mos dijë shkrim e këndim kanë qenë emocionuese për spektatorët. Drithëruese shpresa e tij për tu bërë kërcimtarë dhe për t’ju kthyer shkollës, një ëndërr që mund t’i realizohet vetëm falë Akademisë.
Edhe debati i repertorit dhe tabutë kanë qenë një nga pikat më të forta të mbrëmjes së djeshme. Me konfidencat e tyre të sinqerta, konkurrentët i janë përgjigjur pretendimeve të prindërve se repertori që ato interpretojnë u përshtatet totalisht moshës së tyre. Akademia e Yjeve këtë edicion synon të jetë jo vetëm shkolla më e famshme artistike në Shqipëri, por edhe një shkollë idesh dhe debatesh që përfshin gjithë brezin e ri./tvklan.al