Xhudisti Akil Gjakova e ka mbyllur garën e tij në Olimpiadën Paris 2024 në vend të pestë në kategorinë deri 73 kilogramë.
28-vjeçari humbi në gjysmëfinale kundër azerbajxhanasit Heidarov. Në ndeshjen për medaljen e bronztë u mposht nga japonezi Hashimoto.
Vendi i pestë është arritja më e madhe në karrierën për Gjakovën dhe xhudistët nga Kosova.
Klan News