Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gocaj.


Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku në aksident janë përfshirë 3 automjete ku të plagosur kanë mbetur 2 persona, mes tyre një grua shtatzënë.

Ndërkohë sipas Policisë, dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me  automjetin me drejtues shtetasin M. G. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/tvklan.al