Një aksident me 5 të plagosur raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Tepelenës. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën teksa po marrin trajtimin e duhur në spital.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit mes furgonit dhe një mjeti tjetër janë krijuar rradhë kilometrike në të dyja anët e këtij aksi rrugor.
Policia sakaq pritet të sqarojë rrethanat e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.
Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al