Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
“Rreth orës 11:20, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. P.,” njofton Policia e Pogradecit.
Shoferi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq grupi hetimor po puno për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

/tvklan.al