Policia e Modena-s në Itali ka sekuestruar 172 kilogramë kokainë me një vlerë tregu 25 milionë Euro. Tre shqiptarë janë vënë në pranga. Mes tyre motër e vëlla, 27 e 20 vjeç dhe një burrë 42 vjeç.
Autoritetet italiane thonë se aksioni për kapjen e drogës erdhi pas bashkëpunimit me policinë shqiptare. Këta të fundit kanë shkëmbyer informacione me kolegët italianë për mundësinë e arritjes në Modena të një makine me dy qytetarë shqiptarë brenda.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/67ab37e2a426f.jpeg)
Shanset ishin që ata të takoheshin me një korrier për të përfunduar një marrëveshje të rëndësishme kokaine. Makina, ku ndodheshin në fakt motër e vëlla, e që sipas mediave italiane ishte nisur nga Shqipëria, u ndoq nëpër provincën e Reggio Emilia-s.
Mjeti tip Renault i tyre ndaloi në zonën e Rubiera-s ku agjentët e policisë vëzhguan edhe ardhjen e një kamioni dhe shkëmbimin e një çante të verdhë mes shoferit dhe dy të rinjve.
Në këtë moment, hetuesit vendosën të ndërhyjnë dhe arrestuan tre shqiptarët.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/drogaaaaaaaa-1024x576.jpg)
Brenda çantës u gjetën 15 pako kokainë me një peshë totale prej 16.3 kilogramësh kokainë. Por zbulimi më i madh do bëhej në rimorkion e kamionit. Atje ishte krijuar një hapësirë boshe ku u gjetën 145 pako të tjera. Bëhej fjalë për 156 kilogramë kokainë.
Por ajo që bën përshtypje është paketimi i drogës. Siç mund të duket, pjesa më e madhe e tyre mban logon e klubit të futbollit shqiptar, Tiranës.
Disa të tjera kanë një paketim të verdhë, disa imazhin e një kacabuni të kuq dhe disa të tjera me flamurin e Brazilit./tvklan.al
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/kokaina-1024x565.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/kapja-e-droges-ne-itali-1024x570.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/drogaaaa-1024x567.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/droga-1024x567.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/67ab37e2a426f-2.jpeg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/drogaaaaaaaa-1-1024x576.jpg)