Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Vlorë mbrëmjen e kësaj të Enjte. Sipas policisë, një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton Policia.

/tvklan.al