4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident te rende rrugor të ndodhur pasdite në Fushë-Prezë, në rrugën e vjetër të Rinasit.
Bilanci tragjik është pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy autoveturave, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra të Laçit.
Këto janë dhe pamjet e marra në vendngjarje pak minuta pas përplasjes.
Viktimat janë: Beqir Hasani, 65 vjeç drejtues i makinës me targa të Kosovës, Ramush Reshiti, 56 vjeç, Hapa Reshiti 58 vjeç, që të tre banorë të komunës Lubisht në Kosovë.
Viktima e katërt nuk është identifikuar ende. Dy të plagosurit janë Jani Doda dhe Genti Poga, që dy 23-vjeçarë dhe banues në Laç. Ata janë dërguar në spitalin ushtarak dhe gjendjen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, përplasja e dy makinave ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonin dy makinat, dhe terreni i rrëshqitshëm, si pasojë e lagështirës në rrugë./tvklan.al