Proceset penale me të pandehur drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente rrugore me viktima në njerëz mbeten më të paragjykuarit.

Avokati ligjor, Robert Karati, tregon se jo gjithnjë persona të marrë në përgjegjësi penale janë fajtorë në një aksident.

Sipas tij argumenti ligjor është de fakti se në një akt ekspertimi mungojnë të dhënat mbi gjendjen e automjetit të përfshirë në një aksident.

Robert Karati: “Të gjitha rastet që bëjnë aksidente me vdekje shpeshherë ekziston mendimi që këta duhen ndaluar. Në aktin e ekspertimit që vjen nga eksperti autoteknik nuk sqarohen të gjitha shkaqet dhe rrethanat, të cilat vërtetojnë fajësinë ose pafajësinë e këtij personi. Dihet që të gjitha ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova. E vetmja provë që është në raste aksidentesh akti i ekspertimit autoteknik”.

Përveç paragjykimeve dhe dënimeve shpeshherë ekstreme që jep gjykata avokati ligjor, Karati, tregon edhe një rast konkret.

Klienti i tij i radhës, edhe pse mbahet nën arrest për vdekjen e një personi ka shmangur një numër më të madh viktimash.

Robert Karati: “Ja psh kam një rast konkret në Kërrabë, në Ibë, ku drejtuesi i mjetit nuk i kanë funksionuar frenat dhe ka dalë për të evidentuar një pasojë shumë të rëndë, i ka rënë një fugoni të ndaluar dhe mbrapa fugonit ka qenë një person tjetër që ka ndodhur aksidenti me pasojë vdekjen. Ne e pranojmë që ka ndodhur kështu çështja dhe akti i ekspertimit vërteton fabulën që kemi dhënë ne, ndërkohë që duhet të vërtetonte diçka të kundërt. Duhet të vërtetonte që ta merrte këtë sistem frenimi, ta merrte këtë rast që në kompleks me gjërat e tjera dhe jo të vërtetojë një pyetje ose dy pyetje të bëra nga ana e oficerit të policisë gjyqësore”.

Aksidentet me pasojë vdekjen janë kthyer në sindromën më të keqe për mijëra drejtues automjetesh, të cilët në më të shumtën e rasteve nuk mbeten vetëm të quhen shoferë të dobët./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani