Policia ka mundur që të identifikojë shoferin e makinës tip “Benz” që u aksidentua këtë të martë në Këlcyrë e që i mori jetën atij vetë dhe 7 personave të tjerë, të dyshuar klandestinë. Sipas asaj që raporton gazetarja Dorina Muhaj, viktima quhet Edison Bregaj.

Bregaj, 24 vjeç, e ka marrë makinën me qira në Shkodër tek një 26-vjeçar. Për këtë arsye edhe ky i fundit është shoqëruar në polici për ta marrë në pyetje për rastin.

Ndërkohë mbeten të paidentifikuar 7 viktimat e tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit. Bregaj, siç njoftoi policia, u mundua t’i largohej me shpejtësi një patrulle policie. Për pasojë ai dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa./tvklan.al