Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe aksidente në rrugë. Një i tillë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Në disa segmente të tij ka prezencë akulli.
Rrugët nuk janë pastruar dhe kjo ka bërë që makinat të rrëshqasin dhe të dalin nga rruga. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë më herët, një grua 71 vjeçe ka humbur jetën në orët e para të kësaj te diele në autostradën Durrës-Tiranë.
Ambulanca që drejtohej nga një 51-vjeçar nga Saranda ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja me iniciale A. Sh., e cila ishte paciente në ambulancë dhe po transportohej drejt Tiranës.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se moti i keq të ketë shkaktuar edhe këtë aksident.
Klan News