Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht – Miras pranë fshatit Ponçarë.
Policia bën me dije se një motor i drejtuar nga 43-vjeçari me iniciale S.H. ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen.
Viktima është një i moshuar me iniciale T.S. 72 vjeç.
Këmbësori humbi jetën menjëherë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit. /tvklan.al