Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ndërmerret një aksion për t’i sjellë më shumë ujë Tiranës. Janë ndërprerë sot 8 lidhje të paligjshme në tubacionet e ujësjellësi tek linja 4, pranë depos së Kinostudios, në zonën e Shkozës. Lidhjet me 1 metër distancë nga njëra-tjetra, kanë ujë 24 orë, që i përkon 20-25 litra/sekondë. Përgjegjësi i ujësjellës kanalizimeve për Tiranën shprehet.
“Mendojmë se lidhjet janë shumë të mëdha, nuk janë 8, por mund të jenë 40-50 copë, të cilat do t’i presim dhe vazhdojmë pastaj me tre linjat e tjera që çojnë ujin. Duke filluar nga nesër, ne do të fillojmë ndërprerjet e ndërhyrjeve të jashtëligjshme në Bovillë”.
Zv/ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit Arben Demeti shprehet, se ky aksion do të vazhdojë edhe në zonat e tjera të kryeqytetit.
Arben Demeti:- “Do vazhdojë aksioni në qytet po sot, kundër klientëve të cilët e shpërdorojnë ujin kundër lavazheve. Ndërmarrja e ujësjellësit ka kaluar në sistem gatishmërie 24 orësh, ka ngritur një shtab emergjence”.
Aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujësjellësit, ka vazhduar edhe në rrugën “Myslym Shyri” dhe në bulevaedin “Zhan D’Ark”./tvklan.al
Gazetare – Danjela Kostandini