Paskal Milo: “Mënyra sesi po hartohet kodi zgjedhor dhe përmbajtja e neneve të veçanta të këtij projekti janë në kundërshtim me të drejtën kushtetuese dhe nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. U bëj thirrje të dy forcave politike të mëdha të marrin iniciativën dhe të bëjnë ndryshimet e duhura për të realizuar gjithëpërfshirjen në procesin zgjedhor dhe në administrimin e procesit zgjedhor”.
PAD mbështet grevën e 10 deputetëve
Arben Demeti: “Aleanca Demokratike e konsideron kërkesën e deputetëve grevist si një kërkesë të saj, e mbështet plotësisht e mbështet jo vetëm me qëndrimin politik, por dhe me elektoratin e saj me anëtarë dhe simpatizant e saj me të cilën i bën dhe një thirrje publike për të mbështetur fuqimisht sot dhe në ditët në vazhdim protestat popullore në mbrojtje të votës së lirë”./tvklan.al