Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Presidenti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka, nuk do të dalë nga koalicioni qeverisës për integrim pasi nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Neritan Ceka: “Në qoftë se do të ketë zgjedhje para 2005, unë do varem tek lisi i parë që është aty. Zgjedhjet e parakohshme duhet të vendosen në parlament dhe ky parlament nuk vendos, të jeni të sigurt që nuk vendos për zgjedhje të parakohshme. Nuk ka krizë ekonomike, nuk ka një krizë politike, ka një krizë autoriteti brenda PS”.

Ceka dënon rolin e prezencës së OSBE-së në një konceptim krejtësisht të gabuar, duke e materializuar me dokumentin midis PS dhe PD për reformën zgjedhore.

Neritan Ceka: “Edhe vetë zoti Lipponen, se po merremi shumë me atë, sot mund të jetë në rangun e kryeplakut të Baldushkut dhe besoj që ishte e turpshme skena, ku dy lider të dy partive të mëdha u prezantuan para publikut me një personalitet që i ka ikur vafti”.

Presidenti i Aleancës Demokratike shpreht, se sistemi zgjedhor, i përcaktuar në Kushtetutë, duhet të mos preket. Një ndër kolonat që mbështet Aleanca Demokratike për kodin zgjedhor është gjykimi, se hartimi i listave të votuesve, duhet të mbështet në dy elementë kryesorë, lista e votuesve për çdo qendër votimi të përshijë votuesit që banojnë në territorin e kësaj qendre votimi, pavarësisht se në cilën zyrë të gjendjes civile ata janë regjistruar, si dhe listat e votuesve të hartohen nën drejtimin, monitorimin dhe përgjegjësinë e KQZ.

Aleancistët demokratë kundërshtojnë me forcë raportin 5 me 2./tvklan.al