Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një fushatë e mbushur me probleme për partitë e vogla. Partia Social Demokrate, ajo Republikane dhe Aleanca Demokratike, kanë shpalosur pakënaqësitë e tyre me zhvillimin e fushatës zgjedhore. Republikanë vërejnë se prona po shfrytëzohet për qëllime elektorale.

Ata i kërkojnë OSBE-së të paraqesë drafte dhe projektligje, në mënyrë që në seancën e parë parlamentare të shqyrtohet e bëhet miratimi i ligjit që njeh dhe kthen pa kufizim pronën pronarit. Republikanët kanë evidentuar dhjetëra raste, që toka bujqësore iu është dhënë për troje mbështetësve të PS, për t’u marrë votën.

Nënkryetari i PSD Apostoli proteston ndaj presioneve që iu janë bërë kryetarëve të tyre në bashki e komuna, të cilat janë shoqëruar dhe me largim nga detyra. Kjo parti, duke vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, KQZ, ODHIR dhe OSBE, kërkon rivënien në punë të kandidatëve të shkarkuar. Po kështu, apostolik përmend edhe rrezikun e zgjedhjeve të kontestueshme.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës Demokratike Arben Demeti, iu ka treguar udhëzimet elektorale anëtarëve të komunave të kësaj partie. Problemi që është evidentuar në këto zgjedhje është hartimi i listave. Përfaqësuesit e kësaj partie duhet të kontrollojnë emrat e mirëadministrojnë votën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti