Të jesh i talentuar dhe i shkathët nuk mjafton për të patur sukses në Hollywood, por të jesh edhe sa më i dashur për publikun.
Në renditjen e hartuar nga “Box Office Mojo” mbi 20 aktorët që u kthyen në fenomen financiar në Holliwood, i pari në listë është Samuel L. Jackson, protagonist i filmit
“Pulp Fiction”
që ka arritur të mbledhë me filmat e tij shumën rekord prej 5.73 miliardë Dollarë. Filmi më i suksesshëm mbetet
“The Avengers”
që në total ka fituar 623.4 milionë Dollarë.
Në vendin e dytë është Harrison Ford, i cili luan në Hollywood për më shumë se 40 vjet. Protagonisti i sagës së
Indiana Jones
, nëpërmjet filmave të tij ka sjellë mbi 4.9 miliardë Dollarë.
Shumë i dashur për publikun, por në vendin e nëntë Tom Cruise, i cili në karrierën e tij gati 40 vjeçare është shfaqur në filma që kanë fituar gjithsej 3.9 miliardë Dollarë, dhe menjëherë pas tij Eddie Murphy, me fitime që kapin vlerën e 3.8 miliardë Dollarë.
Nuk mungojnë në listë as Johnny Depp në vendin e trembëdhjetë, Vin Diesel në vendin e 17 dhe Dwayne Johnson që renditet i fundit.
E siç mund të vihet re shumë të lakuar meshkujt, dhe e vetmja femër që arriti të konkurrojë me shifrat që ata sillnin nëpërmjet filmave të tyre është Scarlett Johansson me 4,3 miliardë Dollarë.
Tv Klan