Një mori grash të famshme dolën në Four Seasons në Los Angeles në galanë vjetore, Elle Women, në Hollywood. Të pranishëm ishin shumë prej aktoreve që pritet të shfaqen gjatë sezonit të çmimeve.

Eventi zhvillohet në lidhje me edicionin dhjetor 2024/janar 2025 të revistës Elle, e cila përfshin të nderuarat e Galasë, Saoirse Ronan, Selena Gomez, Zoe Saldana, Demi Moore, Julianne Moore, Tilda Swinton dhe Karla Sofia Gascon.

“Gratë në Hollywood, janë të rëndësishme, por gratë në botë, gratë në Amerikë, janë në fakt e vetmja gjë tek e cila jam duke u mbështetur me të vërtetë”, tha Zoe Saldana, aktore.

Julianne Moore, e cila pritet të nominohet për çmim për rolin e saj në filmin “The Room Next Door” të Pedro Almodovar, tha se gratë nuk duhet të konsiderohen si një grup me ‘interes të veçantë’.

“Përfaqësojmë 52 përqind të popullsisë globale dhe mendoj se kjo është ajo që është sfiduese për të gjithë për të besuar, sepse ne trajtohemi gjithmonë si një grup interesi i veçantë dhe kjo është në fakt zemëruese”, tha Julianne Moore, aktore.

Të pranishëm ishin gjithashtu Eva Longoria, Helen Hunt, Pedro Almodovar dhe Colman Domingo.

Klan News