Një blogere australiane është akuzuar se ka helmuar vajzën e saj për të marrë para dhe rritur numrin e ndjekësve.
Gruaja nga Queensland tha se po dokumentonte betejën e fëmijës së saj me një sëmundje të pashërueshmenë rrjetet sociale, por hetuesit thonë se ajo po e drogonte 1-vjeçaren dhe e filmonte “në gjendje të tmerrshme dhe dhimbje”.
Mjekët kishin ngritur alarmin në muajin tetor kur fëmija u paraqit në spital gjatë një momenti kritik shëndetësor. Pas muajsh të tërë hetimesh, 34-vjeçarja akuzohet për torturë, helmim të qëllimshëm, shfrytëzim të mituri dhe mashtrim. Ajo do të përballet të premten me gjykatën.
Nga gushti deri në shtator, gruaja i jepte fëmijës mjekime pa miratimin dhe rekomandimin e mjekut. Ajo gjente mënyra për të marrë ilaçet e paautorizuara dhe mbuluar sjelljen e saj duke përfshirë edhe përdorimin e ilaçeve të mbetura që i përkisnin dikujt tjetër.
Më 15 tetor, fëmija u shtrua në spital me “shqetësime dhe lëndime të rënda fizike dhe emocionale”. Rezultatet e analizave për mjekime të parekomanduara dolën pozitive.
Blogerja fitoi 37.300 dollarë amerikanë përmes GoFundMetë cilat faqja e internetit po përpiqet t’i kthejë mbrapsht.
Ndërkohë janë hetuar edhe persona të tjerë, por nuk ka asnjë provë për përfshirje të ndokujt./tvklan.al