Refat Çela mohon akuzën

Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Refat Çelën,67-vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e mbesës 13 vjeçe.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe sipas informacioneve i moshuari nuk e ka pranuar akuzën. Në sallën e gjyqit, ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë veprim të tillë me mbesën dhe nuk e di pse ajo e akuzon.

Pasi ka dalë nga seanca e parë gjyqësore, e cila zgjati një orë, 67-vjeçari është kujdesur të mbulojë fytyrën me maskë përballë kamerave.

Refat Çela u arrestua ditën e martë pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturës teksa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Korrik të këtij viti.

13-vjeçarja vazhdon të trajtohet psikologjikisht, ndërsa edhe bashkëshortja e të akuzuarit ka ndërprerë marrjen e ushqimit pasi është njohur me ngjarjen.

Në seancën gjyqësore nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga katër djemtë e të moshuarit.

Tv Klan