Albumi i Oasis “Definitely, Maybe” është rikthyer sërish në top listat në Mbretërinë e Bashkuar 30 vjet pas publikimit të tij. “Definitely, Maybe” tanimë renditet në vend të parë qëkur u publikua në 1994.
Mes të tjerash ky album gjithashtu kryeson edhe shitjet me rreth 400% më shumë sesa 30 vjet më parë.
Grupi Oasis zuri gjithashtu vendet nr. 3 dhe 4 në tabelën e albumeve më të mira me “Time Flies” (1994-2009)” dhe rekordin e vitit 1996 “What’s The Story Morning Glory?”.
Pjesëtarët e grupit kanë njoftuar gjithashtu edhe turneun e tyre për shkak të kërkesës së madhe nga fansat për ta parë grupin live për herë të parë në 15 vjet. Grupi u nda në vitin 2009 kur kitaristi kryesor dhe kompozitori kryesor Noel Gallagher tha se nuk mund të punonte më me këngëtarin Liam, vëllain e tij, pas mosmarrëveshjeve të shumta.
Klan News