Carlos Alcaraz fitoi titullin e dytë radhazi në Wimbledon. Tenisti spanjoll triumfoi në finale ndaj Novak Djokovic, 3-0 me sete.
Serbi ishte i pafuqishëm përballë 21-vjeçarit, me Alcaraz që ishte dominues gjatë gjitha takimit.
Spanjolli fitoi 6-2 në setin e parë, ndërsa me të njëjtin rezultat ia doli edhe në të dytin. Seti i tretë ishte disi më i luftuar, por edhe në këtë, Alcaraz fitoi ngushtë me rezultatin 7-6.
Për Djokovic, kjo është disfata e tretë në 10 finalet e luajtura në Wimbledon. Sa i përket Alcaraz, ai bëhet tenisti më i ri, që fiton dy herë radhazi Wimbledon, duke kaluar bashkëkombësin e tij, Rafael Nadal.
Me këtë sukses, Alcaraz e dërgon në 4 numrin e titujve Grand Slam dhe nuk ka ndërmend të ndalet. /tvklan.al