Aldrin Dalipi: “Ju them dhe njëherë me bindje që qeveria ka diskutuar me shumë përgjegjshmëri, ë, për ngjarjen e djeshme, por gjithashtu edhe për mënyrën më të mirë të menaxhimit të ktyre ngjarjeve të cilat, siç e tha edhe kryeministri, inicioen nga nji i marrë, e theksoj ktë, i cili kërkon të manipulojë sa herë që e kupton që nuk ka të ardhme kërkon të fsheji dështimet e tij, por kryeministri e theksoi dhe në mbledhje që të marrë si punë e Sali Berishës nuk kanë të ardhme, jo vetëm në Shqipri, por nuk kanë të ardhme as në Ballkan. Që të gjithë ata persona, të cilët në mënyrë të përsëritur, në mënyrë të përsëritur, për të përsëritur skenar të dhunshëm si ky i djeshmi, të bëhen publik emrat dhe foto e tyre dhe të shpërndahen në të gjithë vëndin në mënyrë që njerzit të kuptojnë që, persona të cilët, që, tentojnë dhe kërkojnë të prishin sigurinë e vendit, të prishin qetsinë publike apo tentojnë të dhunojnë insitucionet, përfundimisht të jenë të ndëshkuar jo vetëm nga ligji, por në radhë të parë të jenë të ndëshkuar edhe nga publiku.” /tvklan.al