Sot në seancën parlamentare kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur Alibeaj i cili bën disa pyetje retorike, ku një ndër to bëhej fjalë edhe për rritjen e çmimeve. Kryeministri Rama shprehet se ai jeton në një planet tjetër dhe për këtë gjë është i bindur prej shumë vitesh sepse çmimet nuk janë rritur vetëm në Europë, por në të gjithë botën.

Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Çfarë europiane ka sot kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e sfidon shtetin, çfarë europiane ka kur drejtori i policisë që duhet të luftoje krimin, shkarkohet pa motiv, pa transparencë dhe 1 ditë më pas tregon se në Shqipërinë e flamurit tonë, aksionet policore dekonspirohen. Kur kryeministri i vendit çuditet pse gjysma e ndërtimeve është pa leje.

Kurajoja politike do të na duhet të bëjmë ta shohim siç është, pa filtra. Kjo është sjellja që do të na duhet. Në fakt, meqë e thashë që në momente të tilla, ftesa jonë si thirrje e brendshme duhet të jetë që duhet të marrim të gjithë akte civilizuese europiane. Pse sfidohet sot shteti? Ka qenë filli përshkues nga 2013 e këtej”, është shprehur Alibeaj.

“Më bëri përshtypje parafolësi sepse ndër shumë pyetjet retorike që ngriti, ngriti dhe një pyetje çfarë evropiane ka sot në Shqipëri kur çmimet rriten. Nuk e di ku jetoni juve, jam i bindur qe nuk jetoni këtu. E kam një bindje të krijuar prej shumë vitesh që ju banoni në një planet tjetër emri i të cilit mbetet mister. Nëse ka një gjë sot që shqetëson jo Europën, por mbarë botën është pikërisht rritja eksponenciale e çmimeve. Është një inflacion i cili po kalon të gjithë kufijtë e parashikimeve të bërë për zgjatjen e tij në kohë dhe është një situatë në të cilën shifrat tregojnë dhe jo shifrat e qeverisë, por shifrat e Eurostatit tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Në rajon kemi një sërë vendesh me inflacion dyshifror dhe në nivel më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së.

Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur përmes qeverisë të ndërmarrë një rrugë e cila fundi do ta tregojë është shprehje e një ambicie apo guximi të madh apo nëse është shprehja e një marrëzie të madhe për të mos e prekur çmimin e energjisë në faturën e konsumatorëve familjarë dhe të bizneseve të vogla”, është kundërpërgjigjur Rama.  /tvklan.al