Debate në Kuvend, Spiropali: U kemi dërguar raport aleateve, Alibeaj: Nuk mbroni të dhënat
Sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë kanë sjell përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar ministres e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali sqarime për masat që janë marrë për mbrojtjen kibernetike, teksa akuzoi qeverinë se po pengon punën e medias duke mos i lejuar publikimin e materialeve të marra nga hakeart.
“Të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë në duar të pasigurta për shkak të ndoshta të sulmeve kibernetike të ndodhura disa herë. Ajo që unë doja të thoja këtë që kjo është problem I cili është krijuar dhe është në fakt problem I gjithë shtetit shqiptar. Çfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë arsye? Cilat kanë qenë masat e marra nga qeveria shqiptare, nga strukturat përkatëse”, është shprehur Alibeaj.
Ministrja Spiroplai iu përgjigj Alibeajt duke thënë se nga sulmi kibernetik nuk janë marrë të dhëna që nuk mund të rikuperohen, teksa tha se qeveria e ka një plan mbrojtje, por që është konfidencial.
“A janë dëmtuar të dhënat në mënyrë të parikuperueshme? Jo! A kemi ne një plan për na vazhdim? Patjetër! Ky plan që në këtë fazë patjetër është konfeidencial, është një raport i plotë, është dorëzuar në Komisionin Europain, është dorëzuar në NATO pranë Sekretarit të Përgjithshëm. Është dorëzuar patjetër në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në momentin që do vijë ndoshta dhe për buxhetin dhe në Parlamentin shqiptar sepse këto janë projekte madhore sepse këto kanë të bëjnë me ngritjen e sistemeve të Back-Up me dhoma etj etj të cilat patjetër kushtojnë, do vijë dhe në Kuvendin e Shqipërisë ku të gjithë bashkë, këtej e andej s’ka rëndësi ku jemi duhet të diskutojmë dhe patjetër dhe të miratojmë këtë mbështetje për këto sisteme”, është shprehur Spiropali.
Opozita vijoi akuzat ndaj qeverisë lidhur me sistemin kibernetik në vendin tonë, duke thënë se janë dhënë tendera sekret për të pasur një sistem të mbrojtur, por sipas saj, dy sulmet kibernetike treguan që nuk janë marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave dhe pse janë shpenzuar miliona Euro.
Klan News