Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga përmes një postimi në Instagram ka shprehur ndjesitë më të bukura që ndjen në shpirt për djalin e saj 7-vjeçar Fernandon. Ajo e konsideron atë si një burrë të madh protektor dhe si gjithçka që ka dashur në jetën e saj.
“Kur Duaja ime lëkundi dyert e qiejve
ALLAHU të solli ty në jetën time si përgjigje të asaj lutje në sexhde Natën e Kadrit në Gusht 2012. Jam me fat që të kam biri im i pikturuar me bukuri si jashtë po ashtu edhe brenda zemrës tënde që i do gjithë njerëzit, i mbron me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madh protektues. Aq sa i rritur përpara kohe në personalitetin tënd aq edhe i butë në shpirt kur të shof si të dhimbset edhe një milingonë e vogel e më thua mos e vrit se gjynah t’i japim pak bukë. Je gjithçka kam dashur në jetën time siç të kërkova e përfytyrova. Të dua shumë Fernando im!”, shkruan Çiljeta. /tvklan.al