Gjykata duket se do të vendos pikat mbi “i” në marrëdhënien mes Juventusit dhe Massimiliano Allegrit. Shkarkimin pas finales së Kupës së Italisë, mbi të gjitha një vit para fundit të kontratës nuk është kapërdirë siç duhet nga teknikut toskan. Për këtë arsye, Allegri ka vendosur t’i kërkojë Juventusit 14 milionë euro dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës.
Një shifër e ulët në krahasim me 20 milionë euro që italiani dhe stafi i tij do të merrnin përgjatë qëndrimit në pankinë në sezonin e ardhshëm. Ky ngërç në marrëveshjen mes palëve synohet të zgjidhet nga ana e Allegrit për të qenë më pas i gatshëm të negociojë me skuadrat e tjera.
Për italianin thuhet se është gati një aventurë e re në Arabinë Saudite. Kampionët e saposhpallur, Al Hilal gjendet në gjurmët e 56-vjeçarit, për të shtuar akoma dhe më shumë emrat e mëdhenj në futbollin arab. Në rast se diçka e tillë ndodh, tek Allegri do të gjente futbollistë të njohur, mes të cilëve brazilianin Nejmar.
Klan News