Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak.
Memorandumi i firmosur nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi dhe homologu i saj polak, bazohet në katër shtylla kryesore, që nis me matjen e audiencës, edukimin mediatik, hulumtimin e opinionit publik si dhe metodologjinë e monitorimit të përmbajtjes audiovizive.
Në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie, Krasniqi theksoi se ky memorandum do të forcojë edhe më tej urat e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe do të risë shkëmbimin e eksperiencave në fushën rregullatore të medias audiovizive.
Tv Klan