Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, kjo është hera e parë që Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese.
Në mbledhjen e 59-të që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi mori mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje.
Armela Krasniqi kishte përballe për këtë post kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe.
Pas marrjes së postit si Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, Krasniqi u shpreh se vota e saj do t’i shërbeje në përkushtimin profesional dhe kontributin e plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre.
Platforma Europiane e Enteve Rregullatore përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të ndryshme të Europës.
Tv Klan