Shpyllëzimi nga 50 deri në 60% provokon vonesë të reshjeve me të paktën një javë. Por vonesa vetëm 7 ditore për bujqësinë do të thotë në rastin më të mirë rritje prodhimi ose në rastin tjetër humbja e gjithë të korrurave të stinës.
Ky konkluzion është arritur pas një studimi të realizuar nga kërkuesit në Brazil, ku fenomeni i shpyllëzimit në Amazonë që cilësohet edhe si mushkëria e planetit tonë, po verifikohet me ritme të larta.
Studiuesit shpjegojnë se në amazonën jugore reshjet e shiut nisin më vonë, gjë që varet nga pozicioni gjeografik. Por së fundmi, me zhdukjen e vegjetacionit për motive të ndryshme industrial, situata është bërë shumë herë më kritike, duke krijuar një efekt domino në natyre, bujqësi e blegtori.
Kërkuesit për këtë studim mbi efektet e shpyellëzimit masiv në Amazonë kanë përdorur të dhënat statistikore që nga viti 1974-2012./Klan Plus