Ambasada Amerikane në Tiranë ndërpret përkohësisht veprimtarinë konsullore. Sipas një njoftimi të policisë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, SHBA ka pezulluar për një kohë të papërcaktuar veprimtarinë e Ambasadës së tyre në kryeqytetin Shqiptar. Që sot pra nuk do të funksionojnë më sporteli i vizave dhe aktivitetet e tjera të Ambasadës.

Shkak i ndërprerjes së punës njoftohet të jetë parandalimi i ndonjë
atentati islamik terrorist. Sipas Agjencisë Shqiptare të Lajmeve, theksohet se ka mundësi që Ambasada Amerikane në Tiranë të jetë në shënjestër të atentatëve terroriste./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili