Partneriteti SHBA – Shqipëri, siguria dhe lufta ndaj terrorizmit kanë qenë në fokus të takimeve që një delegacion me katër senatorë amerikanë patën me krerët e politikës shqiptare këtë të shtunë në Tiranë.
“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit
“, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikanë në Tiranë.
Senatorët, sqaron Ambasada, nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe, përfshirë atë në drejtësi.
“Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”
, sqarohet më tej në deklaratë./tvklan.al