Shtetet e Bashkuara të Amerikës, synojnë të hapin një ambasadë në Jerusalem në Maj, tha Departamenti i Shtetit, duke forcuar edhe njëherë detajet e një prej vendimeve më të diskutueshme të politikës së jashtme të Donald Trump. 

Hapja e kësaj ambasade do të përputhet me 70 vjetorin e pavarësisë së Izraelit dhe do të ndodhë më herët nga çfarë kanë parashikuar zyrtarët e administratës, me zëvendëpresidentin Mike Pence duke thënë në janar se transferimi do të ndodhë në vitin 2019. Ambasada do të vendoset në një ndërtesë që aktualisht përmban një zyrë konsullate, tha Departamenti i Shtetit.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu përgëzoi këtë transferim të planifikuar, duke thënë në një deklaratë “le ta kthejmë ditën e 70 vjetorit të pavarësisë së Izraelit në një festë të madhe kombëtare”.

Vendimi i marrë nga SHBA-të ka sjellë implikime gjeopolitike, me kundërshtume nga liderët palestinezë, të cilët thanë se Amerika kishte cënuar procesin e paqes dhe kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës neutral. Kombet e Bashkuara gjithashtu e dënojnë këtë vendim./tvklan.al