Nga Vlora ambasadori i Bashkimit Europian i ka cilësuar si të padenja për demokracinë sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq.”
Deklarata e diplomatit vjen një ditë pas reagimit zyrtar që selia e BE-së, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Britanisë së madhe bënë. Selitë diplomatike dënuan njëzëri sulmet e lëshuara kundër prokurorëve të SPAK-ut dhe drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Ato mbështetën deklaratën e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke dalë në mbrojtje të institucioneve të reja të drejtësisë
Tre selitë më të rëndësishme diplomatike në vendin tonë u angazhuan për mbështetjen e tyre në ngritjen e kapaciteteve që SPAK-u të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Klan News