Serbia nuk ka ndryshuar pozicion dhe as ka qëllim ta bëjë. Kosova për Beogradin zyrtar është pjesë e Serbisë dhe do të vijojë të mbetet e tillë. Deklaratën e bën ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zarić gjatë  vizitës ne komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.

“Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. P

ë

r n

ë

Kosova dhe Metohia është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi realiteti për të pranuar Pavarësinë e Kosovës. Kosova dhe Metohia ka qenë serbi, akoma është dhe do të vazhdojë të jetë serbi në të ardhmen”.

Ambasadori serb shkon edhe më tej duke thënë se njohja e Kosovës nuk është kusht i Brukselit për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Serbia është shtet sovran dhe ka qeverinë e saj, Kuvendin e Presidencën dhe pozicioni i saj është shumë i qartë”.

Zarić thotë se marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë nuk duhet të ndikohen nga ato mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përshëndetur miratimin e ligjit për minoritet në Kuvendin e Shqipërisë.

Tv Klan