Protagonistja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan u ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve. Por përpara se ajo të mund të ndihmonte të tjerët, ka qenë dikush në jetën e saj që s’e ka lënë asnjë çast të dorëzohet.
Historia e Lirisë nis kur në moshën 17-vjeçare, familjarët vendosën që ta fejonin me një djalë në SHBA. I realizuan një dasmë të bukur dhe Amerika iu duk një ëndërr. 51 vite më parë, ajo i hipi avionit duke lënë pas shtëpinë e saj në Kranjë, në Prespën e Maqedonisë së Veriut bashkë me ëndrrën për t’u bërë mjeke dhe u nis drejt një jete të panjohur që nuk ishte aspak siç e kishte imagjinuar.
Lirie: Avioni nga Beogradi për në Çikago, avioni ikte unë qaja, avioni, shko, unë qaj. Ku po shkoj? 17 vjet në moshë. Zbrita në Amerikë, këtu mirë, njerëzit më pritën. Shkuam te banesa, i thosha burrit po ku është shtëpia? E shikoja anë e mbanë shtëpinë, s’e gjeja dot shtëpinë. “Po ja kjo është banesa”, tha. Po ç’është kjo banesë thashë unë, këtu do të rrimë ne? “Këtu do të rrimë”, tha.
Ardit Gjebrea: Ishte e vogël?
Lirie: Po e vogël, një dhomë ishte, për dy vetë. Ajo ishte normale për atje, por unë vija nga shtëpi të mëdha. Te babi shtëpi të madhe, te vjehrri shtëpi të madhe, familje e madhe, dashuri e madhe. Unë në Amerikë edhe më lart, s’e dija ku do të shkoja aq lart. Aty që ditën e parë të dytë, nuk ishte ajo që mendoja unë. Po si do të shkojë kjo jeë? Burri më thotë “po unë kam hallën aty, ti e di”. Po, e njoh hallën. Shko te halla sot, shko nesër, rrija e rrija dhe… dje e njëjta ishte, sot e njëjta, burri në punë 20 orë. Gjatë asaj kohe…
Ardit Gjebrea: Ti vetëm qaje.
Lirie: Veç qaja. Ngela shtatzënë.
Ardit Gjebrea: Me Nikun.
Lirie: Me Nikun, po. E linda djalin, aty më hyri depresion, thashë ç’është kjo unë lashë një jetë të qetë, të mirë, erdha në Amerikë. Këtu…
Ardit Gjebrea: Ndërkohë ëndrra për t’u bërë doktoreshë?
Lirie: Ajo u bë zero, po tani erdhi edhe më keq kthesa.
Ardit Gjebrea: Të shkonte në mendje që të ktheheshe prapë mbrapsht?
Lirie: Po, doja të kthehesha, por burri tha “e kotë është, do të kthehemi ne, mos u mërzit”. Aty nga Prespa kishte shumë njerëz, babi lëvizi larg, s’kisha ndonjë ndihmë më shumë nga ai dhe aty kishte hallën, halla kishte nusen. Ajo më është gjendur në shumë momente të këqija që unë isha aq e mërzitur, sa kalova në depresion.
Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin nusja e hallës?
Lirie: Zymbrie e quajnë, por i thonë Zyme. Ajo ishte shumë e ëmbël, ishte pak më e vjetër se unë, nja 4-5 vjet, më thoshte “mos u mërzit, ti që kërkon jetën do ta gjesh, mos u mërzit se Allahu është një, Amerika është dy”, ëhë thosha unë, ç’të bëj këtë fëmijë të vogël që e kam pa kjo Amerikë mua më ka shtënë në depresion. Ajo gjendej, unë qaja. Thoshte halla “mos qaj se njerëzia do të thonë s’e do burrin”, i thosha s’më ka gjë burri, familja , njerëzit, unë çdo gjë të mirë kam, por ç’është kjo jetë? Unë nuk shikoj këtu një përparim, asgjësend, a do të bëhet diçka këtu?/tvklan.al