Gjatë fushatës për garën presidenciale, Kamala Harris dhe Donald Trump kanë paraqitur platformat e tyre duke grumbulluar përkrahësit. Harris duket se ka fituar zemrat e të rinjve dhe grave, ndërsa Trump shtresën e mesme dhe të ulët amerikane.
Në fushatën e tij ka mbizotëruar lobimi për stabilitetin ekonomik, ruajtjen e familjes, shprehja kundër abortit që kanë pasur një baraspeshë prej Harris, por duket se në një pikë Trump fiton epërsi.
Enita Mema, gazetarja e Klan News thotë në programin “Rudina” në Tv Klan se ndryshimet klimatike janë pikë plus në platformën e ish-presidentit Trump.
Enita Mema: Një pikë tjetër e fortë e fushatës elektorale për të dy kanë qenë ndryshimet klimatike dhe këtu mendoj se Donald Trump është shumë më i fortë, është më pro frenimit të ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike në botë po bëhen në nivel ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare që janë pro mjedisit, përfshirë këtu edhe Bashkimin Evropian apo të tjera, OKB-ja, po bëjnë përpjekje të mëdha për të ndryshuar dhe frenuar industritë për çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosferë sepse sjell një zinxhir pasojash në të gjithë jetën, në gjithësinë e saj, të të gjitha gjallesave në cilësinë e jetës. Donald Trump është për frenimin e kësaj dhe është shumë më tepër sesa Kamala Harris./tvklan.al