Policia e Durrësit ka vënë në pranga 43-vjeçarin P.P., si autor të tre vjedhjeve që janë bërë javës së fundit.
Burimet policore bëjnë me dije se po vazhdojnë hetimet për vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
“Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi P. P., 43 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se më datë 14.02.2025, ka vjedhur disa pajisje në një biznes, në lagjen nr. 18, ndërsa më datë 19.02.2025, ka vjedhur vegla pune në një automjet që i ka thyer xhamin, në lagjen nr. 1, si dhe në një banesë në Porto Romano”, njofton policia.
/tvklan.al