Kompania e kriptomonedhës Bybit njoftoi se hakerët kishin arritur t’i grabisnin 1.5 miliardë dollarë monedhë dixhitale në atë që mund të jetë vjedhja më e madhe e kriptove në histori.
Kompania me qendër në Dubai u tha klientëve të saj se megjithatë fondet e tyre ishin “të sigurta” dhe se do të rimbursonte cilindo nga të prekurit. Paratë ishin grabitur nga portofoli dixhital i monedhës Ethereum, e cila është e dyta më e madhe për nga vlera pas Bitcoin.
Kompania deklaroi se fondet do të mbuloheshin nga vetë ajo ose nga ndonjë hua nga partnerët. Bybit vlerësohet të ketë rreth 20 miliardë dollarë asete. Hakerët kishin shfrytëzuar një dobësi në sistem dhe i kishin transferuar paratë në një adresë të paidentifikuar.
Pas vjedhjes vlera e Ethereum ra me rreth 4% duke bërë që ajo të shkëmbehej me rreth 2600 dollarë për monedhë. Rekordi i mëparshëm i vjedhjes së kriptomonedhave ishte rreth 620 milion dollarë të Ethereum në 2022-in.
Bybit është themeluar në 2018-ën dhe Donald Trump është një investitorët e tij të hershëm. Kompania ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën.
Klan News