Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha është i lumtur me mënyrën se si blerja e re, Kilian Mbape po përshtatet te Real Madridi dhe se ai nuk ka asnjë shqetësim për fillimin e tij pa gola në La Liga.
Kapiteni i Francës, Mbappe, i cili iu bashkua Realit nga Paris St Germain në Qershor, shënoi në fitoren 2-0 ndaj kampionëve të Ligës së Evropës Atalantës, në finalen e Superkupës UEFA.
Por në tri takime në La Liga, nuk ka festuar. Mbappe ka luajtur në qendër të ofensivës, ndërsa në krah të majtë është aktivizuar Vinicius jr.
Por për Ancellotin, në ekip situata është mjaft e mirë.
“Mbappe po luan shumë mirë edhe pse nuk ka shënuar ende. Ai po lëviz mirë në ofensivë dhe mendoj se nuk ka asnjë problem adaptimi me Mbappe. Për mua Vinicius dhe Mbappe po funksionojnë mirë, lidhen mirë, puna sulmuese po bëhet shumë e mirë. Nuk ka qenë problem sepse kemi shënuar gola në çdo ndeshje. Me kalimin e kohës, ata do të bashkëpunojnë më mirë. Madje edhe me mesfushorët. Nuk kemi probleme me sulmin. Luajnë sulmuesit më të mirë në botë”.
Pas një sezoni në të cilin ata fituan dopietë titujsh, La Liga-n dhe Ligën e Kampioneve, Ancelotti mendon se kritikat për një fillim të ngadaltë të sezonit janë të natyrshme.
Kampionët në fuqi aktualisht gjenden në vendin e katërt në renditje me pesë pikë, katër prapa kryesuesve të Barcelonës, që kanë tri fitore radhazi.
Klan News