Real Madrid u ndal në barazim 1-1 nga Osasuna, në një përballje ku nuk munguan polemikat. Madrilenët kishin pretendime për dy raste të dyshimta në zonë, ndërsa Jude Bellingham u ndëshkua me të kuq në minutën e 40-të.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, deklaroi se ndëshkimi i Bellingham ishte një keqkuptim. Ndër të tjera ai tha se kishte një prekje me dorë në zonë, për të cilën VAR-i nuk ndërhyri.

“Ne e nisëm mirë dhe e mbyllëm mirë ndeshjen, me një lojtar më pak. Mendoj se kartoni i kuq i Jude Bellingham ishte një keqkuptim. Në këto ndeshje kanë ndodhur gjëra të çuditshme, që i kemi parë të gjithë. Nuk kam dëshirë të flas më shumë.

Unë kërkova të rishikohej një rast në zonë, për prekje me dorë. Mesa duket e kanë ndezur VAR-in me vonesë sot”, deklaroi Ancelotti.

/tvklan.al