Që mafia po dëmton lojën e futbollit, kjo tashmë nuk është një e re, por të arrihet deri në bashkëpunimin me një president klubi, kjo është më shumë se e habitshme.
Andrea Agnelli rrezikon deri në 2 vjet e gjysmë pezullim pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar në mënyrë të vetëdijshme me elementë të Ndraghetas, të infiltruar në radhët e tifozëve ultras të Juventusit për të shitur biletat e ndeshjeve të ekipit të tij në tregun e zi.
Motivi i këtij bashkëpunimi është fitimi i simpatisë së ultrasve. Agnelli dyshohet se ka shkelur rregulloret e Federatës Italiane të Futbollit duke bashkëpunuar vetë dhe duke lejuar eksponentë të klubit të kenë mardhënie me tifozët ultras, aq më tepër që në këtë mes është përfshirë edhe mafia e organizuar, madje një nga më të rrezikshmet si Ndragheta kalabreze.
Rrezikojnë penatizim edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të klubit torinez, të cilët kanë qënë nën urdhrat e Angelli. Nëse prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit e gjen fajtor dhe Agnelli dënohet, ngjarja do të ketë impakt të rëndësishëm edhe në klubin e Juventus.
Tv Klan