Bujar Sejdinaj, pjesë e organizatës mafioze “Belloto”

Ky është Bujar Sejdinaj nga Tirana, i njohur si “Xhaxhai”, personi të cilin prokuroria italiane e konsideron një ndër emrat kyç të organizatës mafioze Ndragheta në rajonin e Ballkanit.

Bujar Sejdinaj cilësohet nga autoritetet italianë si një ndër personat kryesor të Ndraghetas, në blerjen e kokainës, në sigurimin e informacioneve në Ballkan, por edhe gjetjen e burimeve për transportin e drogës në Itali.

Sejdinaj dyshohet se ishte bërë tashmë pjesë e familjes mafioze Belloto. Kjo organizatë u godit në Nëntor të 2019-së në Itali dhe u lëshuan 45 urdhër-arreste, ku edhe në atë kohë ishin shqiptarë të përfshirë.

Janë 6 personat e arrestuar në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës. Përveç Bujar Sejdinajt, në Elbasan është arrestuar edhe Adrian Cekini, pjesë e këtij grupi kriminal që bashkëpunonte me Ndraghetën.

Bujar Sejdinaj, së bashku me Adrian Cekinin, u kapën nga RENEA me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të përballen me akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine.

Shqiptarët dhe italianët ishin bërë bashkë me disa persona në Costa Rica dhe Argjentinë dhe sillnin nga Amerika Latine kokainën, kryesisht drejt Spanjës.

Tv Klan