Ligat Europiane dhe Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve të Europës janë bërë bashkë dhe kanë depozituar një ankesë në Komisionin Europian kundër FIFA-s. Institucioni i futbollit botëror akuzohet për abuzim të pushtetit dhe për një kalendar ndërkombëtar tepër të ngarkuar.
Sipas të dyja shoqatave edhe pse është kërkuar vazhdimisht nga FIFA që procesi për kalendarin ndërkombëtar të jetë transparent, kjo e fundit vazhdimisht ka refuzuar që të përfshijë ligjet kombëtare dhe shoqatat e lojtarëve në procesin e saj vendimarrës.
Sipas kampionateve europiane dhe Sindikatës së Lojtarëve, kalendari ndërkombëtar është aq i ngarkuar, sa është kthyer në një rrezik për jetët e lojtarëve.
Institucioni botëror i futbollit akuzohet se ka vepruar në interes te kompeticioneve të saj, që i sjellin përfitime financiare duke anashkaluar shëndetin e futbollistëve.
Në ankesë pretendohet se me këtë sjellje, FIFA ka shkelur ligjet e BE-së për konkurrencën dhe ka abuzuar për shkak të pozitës dominuese.
Klan News