Ambiciet për tu bërë gjithnjë e më shumë protagoniste në botën e sportit rriten në Arabinë Saudite. Në Riad u zhvillua gara e parë e skive, ngjarje që mikpriti skiatorë të stilit të lirë, duke bërë bashkë atlet botërorë dhe olimpik. Më shumë se 500 ton dëborë u përdoren për të ndërtuar siç duhet pistën.
Një hap i rëndësishëm nga Arabia Saudite, që pret Lojërat Dimerore Aziatike 2029. Por, duket se gjithçka nuk do të përfundojë këtu, pasi Riadi synon të jetë sërish pritës i sporteve dimërore.
Një ofertë për pritjen e Olimpiadës Dimërore pritet të bëhet së shpejti prej qeverisë arabe, e cila kështu të jetë gjithnjë e më shumë prezente në aktivitetet sportive.
Klan News