Masa e sigurisë arrest shtëpie ndaj Sali Berishës cilësohet si vendim politik nga Argita Malltezi dhe avokatët e ish-kryeministrit.
Në konferencë teksa për mediat sqaroi përsëri procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, “Partizani” Argita Malltezi tha se reagimi i saj kundër vendimit ndaj Berishës do të jetë fillimisht duke denoncuar shkeljet ligjore nga SPAK, duke paralajmëruar dhe përfshirjen e saj të mundshme në politik.
Argita Malltezi: Aktualisht do të qëndroj në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke kryer veprime të tjera dhe duke marrë vendime të tjera drejt politikës.
Futja në banesën e Berishës e personave të tjerë, u cilësua nga SPAK si shkelje e masës së sigurisë. Diçka e tillë kundërshtohet nga avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj, i cili dha dhe një sqarim duke iu referuar procedurave ligjore.
Genc Gjokutaj: Nuk ka zbatuar një tjetër ligj ka zbatuar dispozitën e suprimuar për shkak të kodit të ri në 2017 që rregullon të njejtën marrëdhënie juridike pra arrestin në shtëpi, por sigurisht dispozita e vjetër me dispozitën e re ka një ndryshim thelbësor. Ky ligj nuk thotë se kush duhet të hyjë dhe të bëjë takim me të.
Të enjten Gjykata e Lartë rrëzoi rekusin e bërë nga Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare. Pavarësisht se kërkesat e tyre janë rrëzuar nga Gjykatat, avokatët paralajmëruan se do të shfrytëzojnë çdo hapësirë ligjore për të kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.
Klan News