Baerbock: Vendimi i SHBA për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm
Nëntor 18, 2024
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Administrata e presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën të përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën. Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi. “Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i...